Kampioni i Kosovës në hendboll në konkurrencë të femrave, Ferizaj dhe nënkampioni Istogu, të martën mësojnë kundërshtarët e raundit të tretë në Kupën Evropiane.
Për herë të parë ndodhë që dy skuadra kosovare të jenë në raundin e tretë të një gare evropiane.
Ferizaj nis garimin prej raundit të tretë, kurse Istogu në raundin e dytë e eliminoi Vushtrrinë.
Shorti për raundin e tretë do të tërhiqet të martën prej orës 11:00 në Vjenë, njofton EHF-ja.
Ndeshjet e raundit të tretë luhen më 14/15 e 21/22 nëntor.