Të enjten (nesër) grumbullohet Kombëtarja e Kosovës në hendboll në konkurrencë të meshkujve.
Federata e Hendbollit të Kosovës njofton se kombëtaren e presin dy ndeshje të vështira në hapje të eliminatoreve për “Euro 2022”.
“Në fazën e dytë kualifikuese për Evropianin 2022, Kosova është në grupin e tetë së bashku me Suedinë, Malin e Zi dhe Rumaninë. Janë kombëtare të suksesshme, por synimi është i qartë – kualifikimi në “Euro 2022”. Nuk do të jetë lehtë por të gjithë janë të vendosur për hapa tutje para”, njofton FHK.
Të mërkurën e ardhshme, më 4 nëntor, Kosova luan në Podgoricë ndaj Malit të Zi. Më 8 nëntor e presin Suedinë në Prishtinë.
Lojtarët e Kombëtares të enjten paradite fillimisht do të testohen për COVID-19. Prej orës 13:00 akomodohen në Hotel International në Prishtinë. Stërvitja e parë është prej orës 18:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në kryeqytet.