UBT News

Hendboll/ Kosova zhvillon sot ndeshjen vendimtare ndaj Greqisë

Me synimin për të arritur në raundin e dytë të kualifikimeve për në Kampionatin Botëror 2023, Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll e zhvillon ndeshjen vendimtare kundër Greqisë.

Një fitore eventuale ndaj grekëve në Prishtinë do ta bënte shumë më të lehtë rrugën e “Dardanëve” për ra arritur këtë objektiv të madh. Momentalisht, Kosova renditet e fundit në grup me vetëm një pikë nga dy ndeshjet e zhvilluara, aq sa ka edhe Belgjika. Rivali i sotëm, Greqia e kryeson grupin më katër pikë, kurse Turqia është e dyta me dy pikë. Ndeshja fillon nga ora 19:15 dhe zhvillohet në Pallatin e Rinisë dhe të Sporteve në Prishtinë

Pak ditë para kësaj ndeshje, trajneri Bujar Qerimi tha për KosovaPress se ndihet shumë optimistë për rezultat pozitivë ndaj Greqisë sepse lojtarët janë përgatitur shumë mirë për këtë ballafaqim si dhe shtoi se ata synojnë që të kualifikohen tutje në këtë garë nga vendi i parë apo i dytë.

Exit mobile version