Kombëtarja U19 e Kosovës ka humbur ndeshjen e dytë në Evropianin për hendbolliste që po zhvillohet në Prishtinë. Të dielën mbrëma, Kosova humbi nga Italia me rezultat 41:17.
Përkundër angazhimit të madh, humbja e thellë erdhi për shkak të gabimeve të shumta.
Italia ka luajtur ndeshjen e parë dhe ka dëshmuar se është në mesin e favoriteve.
Më tepër nga vajzat kosovare pritet në ndeshjen e sotme ndaj Britanisë së Madhe që nis nga ora 19:00.