Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka regjistruar fitoren e parë në kuadër të fazës së dytë të kualifikimeve për “Euro 2026”.
Në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë, Kosova mposhti Ukrainën me rezultat 31:30.
Për Kosovën, kjo është fitorja e parë në kualifikimeve në tri ndeshje të luajtura pasi më herët ka pësuar nga Ishujt Faroe dhe Holanda.
Kjo fitore, shton gjasat e Kosovës për kualifikim në Evropian, që do të ishte sukses historik.
Kosova të dielën do të luajë sërish ndaj Ukrainës, në Klaipeda të Lituanisë.