Kombëtarja e Kosovës në hendboll ka mësuar kundërshtarët e saj në kualifikimet për në Kampionatin Evropian dhe në atë Botëror.
Kosova do të përballet me Sllovakinë në raundin e parë kualifikues për Kampionatin Botëror 2025, në shortin që u tërhoq sot në Vjenë.
Ndeshjet e para të raundit kualifikues të kësaj gare do të zhvillohen më 1/2 dhe 4/5 nëntor. Në ndeshjen e parë Sllovakia është vendase, kurse Kosova është në ndeshjen e dytë.
Ndërkaq, Kosova ka mësuar sot kundërshtarin edhe në kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2026.
“Dardanët” në raundin promovues të kualifikimit në Euro 2026 do të përballen me Britaninë e Madhe.
Ndeshjet do të zhvillohen në muajin janar të vitit të ardhshëm, ku Kosova do të jetë nikoqire e ndeshjes së parë.
Synimi është që të kalohet Britania e Madhe, përkatësisht kalimi në fazën kryesore të kualifikimeve për Evropian. Letonia e Luksemburgu dhe Belgjika e Qipro janë çiftet tjera të raundit promovues të kualifikimeve për Euro 2026.
Më poshtë e gjeni shortin e Kosovës në kualifikimet drejt Kampionatit Botëror dhe atij Evropian.
Kualifikimet për në Kampionatin Botëror 2025 – shorti:
Kualifikimet për në Kampionatin Evropian Euro 2026 – shorti: