UBT News

Hendboll, Kosova fillon stërvitjet në Slov të Suedisë

Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka filluar stërvitjet të hënën në qytetin e Slov të Suedisë, për dy ndeshjet kualifikuese ndaj kombëtares së Suedisë, të cilat janë të vlefshme për fazën e dytë kualifikuese për Botërorin e këtij viti.

Ndeshja e parë do të zhvillohet këtë të enjte në Karlskrona, me fillim në orën 19:00, ndërsa ndeshja e kthimit do të luhet të dielën në Prishtinë, me fillim në ora 17:15.

Suedia konsiderohet si një nga ekipet më të forta të botës në hendboll dhe është e para në vazon e parë, duke u renditur ndër më të favorizuarat për kualifikim. Ajo ka shënuar suksese të mëdha në dy Olimpiadat e fundit, duke arritur deri në gjysmëfinale, si dhe në Botërorin e vitit 2023 dhe në Evropianin e vitit 2024, ku u rendit e pesta.

Ndërsa për Kosoven, e cila kaloi fazën e parë kualifikuese me fitore ndaj Belgjikës dhe Bosnjë-Hercegovinës, kjo është një mundësi e madhe për të treguar nivelin e saj në arenën ndërkombëtare. Federata e Hendbollit e Kosovës ka theksuar se shtabi teknik dhe hendbollistet janë të vetëdijshme për forcën e kundërshtarëve, por atmosfera në ekip është shumë pozitive dhe motivuese për ndeshjet e ardhshme./UBTNews/

Exit mobile version