Zyrtari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ardian Azemi ka kritikuar Kryeministrin Kurti dhe Ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, të cilët përveç që nuk i kanë vizituar të helmuarit në Komunën e Deçanit, as nuk kanë reaguar për këtë çështje.
Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Azemi ka thënë se pavarësisht bindjeve politike, ata janë qytetarë të Kosovës, ata janë njerëz.
“Një kryeministër dhe një ministër normal, do të duhej të ishin përkrah kryetarit të Komunës ulur duke pritë informacione nga stafi mjekësorë për gjendjen e pacientëve të helmuar. Ata janë qytetarë të Kosovës, pavarësisht bindjeve politike. Ata janë taksapaguesit e këtij shteti. Ata janë njerëz. Asnjë vizitë, asnjë reagim nga asnjëri”, ka shkruar Azemi.
Postimi i plotë:
Një kryeministër dhe një ministër normal, do të duhej të ishin përkrah kryetarit të Komunës ulur duke pritë informacione nga stafi mjekësorë për gjendjen e pacientëve të helmuar. Ata janë qytetarë të Kosovës, pavarësisht bindjeve politike. Ata janë taksapaguesit e këtij shteti. Ata janë njerëz. Asnjë vizitë, asnjë reagim nga asnjëri.
Prej marres askush s’ka vdekë. Edhe më të marruarit vazhdojnë të ecin, flasin, ushqehen dhe jetojnë.
Bashkimi e ka kuptua me kohë se është kryeshërbëtori i Deçanit. Qëndron afër qytetarëve në institucione shëndetësore.
Shërim të shpejtë secilit qytetar që është atakuar me këtë të keqe!