Heidi Klum dhe e bija e saj 17-vjeçare, Leni, u shfaqën në kopertinën e revistës presigjioze “Harper’s Bazaar”. Ato pozuan edicionin e prillit të revistës prestigjioze.
Klum e komplimentoi të bijën në Instagram duke i thënë se i ka trashëguar sytë e bukur ngjyrë kaltër nga gjyshja e saj.
Kjo nuk është hera e parë që ato shfaqen së bashku në kopertinën e një reviste. Në fund të vitit 2020 ato pozuan pranë njëra-tjetrës për revistën “Vogue Germany”, me ç’rast Leni e shënoi debutimin e saj në botën e modës./UBTNews/