Eden Hazard ka nisur sezonin e tij të tretë me fanellën e Real Madridit, megjithatë përshtatja e tij në kryeqytetin spanjoll nuk ka qenë aspak në nivelet e pritshmërisë.
Dëmtimet e shpeshta nuk e kanë lënë belgun të tregojë veten në fushë dhe shpesh edhe kur ka qenë i disponueshëm, nuk është preferuar në formacion nga trajnerët, kështu duke numëruar vetëm 52 ndeshje të luajtura.
Mediat spanjolle raportojnë se Hazard u ka kërkuar drejtuesve të Realit që të rikthehet sërish në Premier League, kampionat ku ka spikatur me fanellën e Chelsea-t dhe janë pikërisht blutë e Londrës ata që do të provojnë ta marrin në huazim në muajin janar.