Eden Hazard nuk ishte në formën e tij më të mirë që kur arriti nga Real Madridi nga Chelsea, pasi lëndimet nuk i lejuan të ketë një vazhdimësi në ndeshjet.
Kjo do të thotë se nëse belgu paraqitet kundër Levantës në të shtunën, atëherë do të jetë hera e dytë për të që arrin të paraqitet në shtatë ndeshje radhazi për Los Blancos.
Lojtari 30-vjeçar është ende larg formës së tij më të mirë, mirëpo nëse arrin të luajë në ndeshje radhazi, atëherë mund të ringjallet forma e tij.
Hazard në edicionin e kaluar ishte paraqitje të mira, që veçohen ajo në amon Sanchez Pizjuan dhe në shtëpi kundër Paris Saint-Germainit.
Të gjithë e dinin – trajneri dhe ai vetë se nuk ishte i gatshëm për 100 për qind, mirëpo tani kanë filluar të rritet minutazha.
Në nëntor të vitit 2019, Hazard kishte arritur t’i zhvillonte shtatë paraqitje radhazi si ndaj, Galatasarayt, Leganes, Real Betisit, sërish Galatasarayt, Eibarit, Real Sociedadit, PSG-së dhe më pas u lëndua.
Ajo paraqitje për dy muaj te Real Madridi, ishte forma më e mirë e Hazardit që kur kaloi nga Chelsea, derisa të shtunën mund të barazojë atë rekord.