UBT News

Hayday: Të tre urat në Severodonetsk tani janë të pakalueshme

A satellite image shows damaged Pavlograd Bridge in western Severodonetsk, Ukraine June 11, 2022. Picture taken June 11, 2022. Maxar Technologies/Handout via REUTERS ATTENTION EDITORS - THIS IMAGE HAS BEEN SUPPLIED BY A THIRD PARTY. MANDATORY CREDIT. NO RESALES. NO ARCHIVES. DO NOT OBSCURE LOGO.

Të tre urat që lidhin qytetin e sulmuar të Severodonetsk me qytetin e tij binjak Lysychansk në perëndim, tani janë të pakalueshme për automjetet, duke kufizuar ashpër opsionet e evakuimit për ata që po përpiqen të largohen nga qyteti sipas Serhiy Hayday, kreut të administratës ushtarake të Luhanskut.

“Urat bënë të mundur bartjen e të paktën disa ngarkesave humanitare, diçka që lidhet me rezervat. Aktualisht është e pamundur të përdoren urat”, tha Hayday.

Zyra e Hayday shpjegoi se ura e tretë, e cila është goditur nga granatimet e vazhdueshme, tani është e pakalueshme për automjetet.

Shkatërrimi i urave i jep ushtrisë ruse një avantazh tjetër pasi linjat e furnizimit janë ndërprerë, tha Hayday. Marrja e armëve dhe rezervave tani është “e vështirë, por jo e pamundur”, tha ai.

Hayday tha se udhëtimi midis Severodonetsk dhe Lysychansk ishte ende i mundur, por nuk foli për detaje.

“Ata po shkatërrojnë gjithçka: si shtabet humanitare ashtu edhe spitalet. Por nga Lysychansk ka ende një mundësi për të evakuuar njerëzit dhe për të marrë mallra humanitare çdo ditë”, tha ai.

Hayday tha gjithashtu për Severodonetsk se forcat ruse “kontrollojnë vërtet pjesën më të madhe të qytetit”, duke vlerësuar me rreth 70% deri në 80%.

Por ai mohoi pretendimet nga Republika e vetëshpallur Popullore e Luhanskut (LPR) se Severodonetsk ka rënë, duke thënë se “kjo nuk është e vërtetë”./UBTNews/

Exit mobile version