UBT News

Haxhiu takon Orlandon: Bashkë në luftë kundër krimit e korrupsionit

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti sot në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, priti në takim ambasadorin italian, Nicola Orlando, me të cilin diskutuan rreth prioriteteve të Ministrisë.

Ambasadori italian, Nicola Orlando, e uroi ministren Haxhiu për detyrën e saj, si dhe ofroi mbështetjen e ambasadës italiane drejt forcimit të ligjit dhe shtetit të së drejtës si angazhim i pa kompromis i Ministres, respektivisht Qeverisë së Republikës të Kosovës.

Të dy palët shprehën përgëzime për aksionin e fundit të përbashkët, kundër krimit të organizuar, me ç’rast u theksua gatishmëria për bashkëpunim edhe në të ardhmen, në luftën kundër krimit dhe korrupsionit si dhe në sferat në të cilat kërkohet bashkëveprim i ndërsjellë.

Exit mobile version