Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, u njoftua me mandatin dhe aktivitetet e tyre si dhe nevojat që ndërlidhen me angazhimin e tyre të përditshëm si zyrtarë korrektues dhe pjesëtarë të Gardës Ceremoniale të Shërbimit Korrektues të Kosovës.

Ministrja Haxhiu u zotua për përkrahjen dhe adresimin e kërkesave të stafit korrektues drejt avancimit të trajtimit të tyre për të garantuar një shërbim korrektues sa më kredibil dhe efikas në misionin e tyre shumë të vlefshëm.