Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa.
Takimi po zhvillohet në objektin e Presidencës së Kosovës, në kuadër të vizitës zyrtare të Costas në vend.
Gjatë qëndrimit në Kosovë, Presidenti i Këshillit Evropian pritet të takohet edhe me kryeministrin në detyrë, Albin Kurti, si dhe me kryetarët e partive të tjera politike.
Vizita e Costas në Kosovë është pjesë e një turi rajonal në Ballkanin Perëndimor. Pas Prishtinës, ai do të vazhdojë vizitën e tij në Beograd më 4 qershor.
