UBT News

Hauge i siguron fitoren Milanit

Skuadra italiane Milan ka arritur fitore në udhëtim ndaj Sparta Prauges, me rezultat minimal 0-1. Italianët e nisën mirë takimin dhe në minutën e 23-të shënuan me anë të talentit norvegjez, Jens Petter Hauge.

Italianët vazhduan me sulmin e tyre, mirëpo pa konkretizim në pjesën e dytë të takimit, e me vërshëllimën e fundit të gjyqtarit kryesor, doli që goli i Hauge të jetë goli kryesor dhe i vetëm i këtij takimi.

Me këtë fitore Milan përveç se vazhdon me ecurinë e mirë të ndeshjeve, skuadra arriti të kualifikohet në fazën tjetër, duke i prirë tabelës me 13 pikë, bashkë me Lillen që që ka dy pikë më pak se Milan, 11 sosh./UBTNews

.

Exit mobile version