UBT News

Harvey Weinstein dhe gruaja e tij finalizojnë divorcin katër vjet pas ndarjes

NEW YORK, NY - OCTOBER 05: (L-R) Harvey Weinstein and Georgina Chapman attend the 2011 Whitney Museum of American Art Gala at Hudson River Park's Pier 57 on October 5, 2011 in New York City. (Photo by Astrid Stawiarz/Getty Images)

Harvey Weinstein dhe Georgina Chapman janë ndarë zyrtarisht.

Një gjykatës nënshkroi urdhrin përfundimtar të divorcit për regjisorin 69 vjeçar dhe stilisten 45 vjeçare, javën e kaluar, raporton Los Angeles Times.

“Mendimet e vetme të Harvey janë lumturia për familjen e tij dhe shpresa që fëmijët e tij të jenë gjithmonë të kujdesshëm dhe të lumtur”, tha përfaqësuesi i Harvey, Juda Engelmayer për People. “Ai i do ata dhe shpreson se ata e dinë këtë, dhe se një ditë së shpejti, ai mund të jetë pranë tyre”.

Georgina njoftoi në tetor të vitit 2017 se po divorcohej nga Harvey pasi ai u akuzua për ngacmim seksual dhe sulm. Ata u martuan në vitin 2007.

Ish çifti arriti një zgjidhje divorci në janar të vitit 2018. Harvey thuhet se i pagoi Georgina-s një zgjidhje me vlerë midis 15 dhe 20 milionë dollarë. Georgina gjithashtu mori kujdestarinë kryesore të fëmijëve të tyre, vajzës India, 10 vjeç dhe djalit Dashiell, 8 vjeç.

Harvey aktualisht po vuan një dënim me 23 vjet burg pasi u shpall fajtor për përdhunim dhe akte seksuale kriminale, transmeton Klan Kosova.

Exit mobile version