UBT News

Harry & Meghan edhe me një dokumentar, lansohet për Vitin e Ri

Netflix ka njoftuar rreth projektit të tij të radhës me princin Harry dhe Meghan, Dukeshën e Sussex – një dokumentar i frymëzuar nga Nelson Mandela me titull “Live to Lead”.

Dokumentari që do të lansohet më 31 dhjetor, do të shfaqë intervista me disa fytyra të njohura dhe të famshme, nga kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern dhe regbisti i Afrikës së Jugut, Siya Kolisi, deri te gjyqtarja e ndjerë e Gjykatës së Lartë të Shteteve të Bashkuara, Ruth Bader Ginsburg.

Live to Lead | Official Trailer | Netflix

Gjiganti i transmetimit përmblodhi serinë me shtatë pjesë me udhëheqës “të jashtëzakonshëm” që reflektojnë mbi jetën e tyre, ndërsa theksoi “vlerat themelore, disiplinat e përditshme dhe parimet udhëzuese që liderët përdorin për të motivuar të tjerët dhe për të krijuar ndryshime domethënëse”.

“Live to Lead” është prodhuar nga Harry dhe Meghan në bashkëpunim me Fondacionin Nelson Mandela./UBTNews/

Exit mobile version