UBT News

Harry me akuza ndaj familjes: Duan të më paraqesin si njeri i keq!

Princ Harry është planifikuar të shfaqet në dy intervista të reja ku do të diskutojë vendimin e tij për të folur kundër historive të rreme që janë publikuar për të dhe për bashkëshorten e tij, Meghan Markle.

“Çdo herë që u përpoqa ta bëja privatisht, ka pasur njoftime dhe disa histori kundër meje dhe gruas sime” tha Harry për emisionin 60 Minutes të Anderson Cooper. “E dini, motoja e familjes është; “Kurrë mos u anko. Kurrë mos shpjego”.

Harry më pas vazhdoi të vendoste në dukje mënyrat e ndryshme se si familja mbrohet shpesh në media kundër narrativave të rreme. “Ata do të kenë një bisedë me korrespondentin dhe ky i fundit do të shkruajë historinë”, vazhdoi ai,“dhe në fund të saj ata do të thonë se iu drejtuan Pallatit Buckingham për koment. Por e gjithë historia është nga Buckingham Palace”.

“Kështu që kur na thuhet për gjashtë vitet e fundit që nuk mund të bëjmë një deklaratë për t’ju mbrojtur, por ju e bëni atë për anëtarët e tjerë të familjes, vjen një moment kur heshtja është tradhti”.

Princi dha gjithashtu një përditësim se ku qëndron me vëllain e tij Princin William dhe babain Mbretin Charles III. “Kurrë nuk duhej të ishte kështu” u shpreh ai. “Unë dua një familje, jo një institucion. Ata ndihen sikur është më mirë të na paraqesin si të këqinj. Ata nuk kanë bërë asnjë veprim  për t’u pajtuar”./Lapsi.al

Exit mobile version