Edhe pse së fundmi është përfolur se Man. Junajted është sërish i interesuar përHarry Kane, ky i fundit nuk e mendo fare kalimin në “Old Traford”. Vendimi i Kane thuhet se ka ardhur për faktin se ish-menaxheri i tij, Maurisio Poketinjo humbi garën për menaxherin e ri të “Djajve të Kuq”. Prandaj, ai është i vendosur të qëndrojë në Londër dhe të vazhdojë të luajë për skuadrën e Totenhamit që drejtohet nga italiani Antonio Konte.
Përveç kësaj, ai do të ketë një shans të mirë për të luajtur në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm, pasi që Totenhami aktualisht është i katërti në tabelë, tre vende më lart se Junajtedi, i cili është sërish në telashe të mëdha.
“Djajtë e Kuq”, mund të shpresojnë vetëm se shembulli i Kane nuk do të ndiqet nga objektivat e tjerë të transferimit si Deklan Rajs nga Uest Hemi dhe Xhon MekGinn nga Aston Villa.