UBT News

Harry Kane i hapur për kontratë të re me Bayernin

Sulmuesi anglez Harry Kane ka lënë të kuptohet se mund të zgjasë qëndrimin e tij te Bayern Munich përtej vitit 2027, kur përfundon kontrata e tij aktuale.

Kane tha se është i gatshëm të zhvillojë bisedime për një marrëveshje të re me klubin bavarez, ndërsa dëshira për t’u rikthyer në Premier League është zbehur.

E shoh patjetër mundësinë për ta vazhduar kontratën. Ende nuk kemi biseduar, por nëse lind nevoja, do të flisja hapur me Bayernin,” deklaroi 32-vjeçari.

Që nga transferimi i tij nga Tottenham në vitin 2023, Kane ka qenë në formë të jashtëzakonshme, duke shënuar 103 gola në 106 ndeshje dhe duke fituar Bundesligën e Superkupën e Gjermanisë.

Kur u largova për herë të parë nga Anglia, do të kisha thënë se do të kthehesha patjetër. Tani, pas disa vitesh në Gjermani, ajo dëshirë është pak më e vogël, por asnjëherë nuk i dihet së ardhmes,” shtoi ai.

Aktualisht, Kane ndodhet me kombëtaren e Anglisë, që të enjten do të zhvillojë një miqësore ndaj Uellsit në Wembley dhe më pas do të përballet me Letoninë më 14 tetor në Riga për kualifikueset e Kupës së Botës./D.B/KP

Exit mobile version