UBT News

Harry dhe Meghan ‘të shqetësuar’ për deklaratat e Rogan rreth vaksinimit

Princi Harry dhe Meghan Markle ia kanë shprehur “shqetësimet” e tyre platformës Spotify për lejimin e përhapjes së “dezinformatave COVID”.

Duka dhe Dukesha e Sussex-it kanë një marrëveshje me Spotify, e cila raportohet se arrin shifrën prej 25 milionë dollarësh.

Në një deklaratë të dielën, një zëdhënës i Archewell tha: “Prillin e kaluar, bashkëthemeluesit tanë filluan t’u shprehin shqetësime partnerëve tanë në Spotify për pasojat e keqinformimit të COVID-19 në platformën e tij.

Ne kemi vazhduar t’i shprehim shqetësimet tona tek Spotify për të siguruar që ndryshimet në platformën e tij janë bërë për të ndihmuar në adresimin e kësaj krize të shëndetit publik“.

Deklarata nuk përmendi në mënyrë specifike shfaqjen e Rogan “The Joe Rogan Experience”.

Por Page Six zbuloi se çifti ishte i pakënaqur prillin e kaluar pasi Rogan pretendoi se të rinjtë e shëndetshëm nuk duhet të shqetësohen për të marrë një vaksinë antiCOVID-19 – pavarësisht këshillave nga CDC dhe ekspertët mjekësorë që thonë ndryshe.

Harry dhe Meghan, të cilët njoftuan një partneritet ekskluziv me Spotify në dhjetor të vitit 2020 janë ndër personalitetet më të famshme të Spotify, ndërsa atë kohë dyshja ishin shprehur se “presin të prodhojnë podkaste që ndërtojnë komunitetin përmes përvojës së përbashkët, narrativave dhe vlerave”./UBTNews/

Exit mobile version