Princi Harry dhe Meghan Markle morën një ftesë për të marrë pjesë në kurorëzimin e mbretit Charles III, pavarësisht marrëdhënieve të tyre të tensionuara me familjen mbretërore.
“Mund të konfirmoj se Duka ka marrë së fundmi korrespondencë me email nga zyra e Madhërisë së Tij në lidhje me kurorëzimin”, tha një zëdhënës i çiftit për The Sunday Times. “Një vendim i menjëhershëm nëse Duka dhe Dukesha do të marrin pjesë nuk do të zbulohet nga ne në këtë moment”.
Mbreti Charles III do të kurorëzohet zyrtarisht më 6 maj, një datë që disa besojnë se është zgjedhur për të shkaktuar një konflikt për Princin Harry dhe Meghan, pasi është ditëlindja e 4-të e djalit të tyre, Archie.
Burimet mbretërore i thanë Page Six muajin e kaluar se çifti do të ftoheshin në ceremoni, pavarësisht tensioneve./UBTNews/