UBT News

Harry dhe Meghan po kthehen në Britani të Madhe?

Ndonëse jo për gjatë, Harry dhe Meghan do të kthehen edhe njëherë në Britani të Madhe këtë shtator, këtë herë për ngjarje bamirësie.

Ata do të marrin pjesë në Samitin One Young World në Mançester më 5 shtator, i cili mbledh së bashku liderë të rinj nga më shumë se 190 vende.

Gjatë vizitës Princi Harry dhe Meghan do të jenë gjithashtu në një event për Lojërat Invictus në Gjermani.

Familja Sussexes tani jetojnë në Kaliforni. Hera e fundit që çifti ishte në Britaninë e Madhe ishte për festimet e Jubileut të Platinumit në qershor.

Dukesha, e cila do të mbajë një fjalim kryesor në ceremoninë e hapjes, është një këshilltare për One Young World, ndër të tjera duke përfshirë Jamie Oliver, Sir Richard Branson dhe Justin Trudeau./UBTNews/

Exit mobile version