Princi Harry dhe Meghan Markle mund të anashkalojnë memorialin e ardhshëm të Princit Philip nëse “lufta” e tyre për sigurinë nuk zgjidhet, kështu iu tha gazetës Page Six.
Dyshja pritej që të merrnin pjesë në memorialin e këtij viti për gjyshin e tij të ndjerë, i cili vdiq prillin e kaluar në moshën 99-vjeçare dhe më në fund të prezantonin vajzën e tyre 7-muajshe, Lilibet, në familjen mbretërore.
Por kjo është në pikëpyetje për shkak të një mosmarrëveshjeje ligjore me qeverinë britanike, rreth një vendimi për të mos lejuar që të paguajë policinë për mbrojtjen e familjes së tij, gjatë kohës sa ata do të ishin në MB.
Harry dëshiron të sjellë Lilibet dhe djalin 2-vjeçar Archie për vizitë, por ata “nuk mund të kthehen në shtëpinë e tij” sepse është shumë e rrezikshme, tha një përfaqësues ligjor. Kjo vjen pasi ai u ndoq nga një tufë fotografësh në një ngjarje për bamirësinë e fëmijëve WellChild në Londër verën e kaluar.
Harry, 37 vjeç dhe Markle, 40 vjeç, kanë sigurimin e tyre në SHBA, por burimet theksuan se ekipi i tyre me pagesë private nuk ka asnjë autoritet në MB./UBTNews/