Bradley Cooper dhe Irina Shayk ndezën thashethemet e pajtimit pasi u dukën shumë të afërtë në një shëtitje në zonën West Village të Manhattan në vikend.
Cooper dhe Shayk, të cilët kanë një vajzë katërvjeçare të quajtur Lea, u panë të lumtur bashkë teksa ecnin krah për krah në shtëpinë e tij, dy vjet pas njoftimit të ndarjes së tyre shokuese pas katër vitesh si çift.
Këta të dy nuk u panë bashkë që një kohë, ndërsa kjo dalje vjen pasi supermodelja së fundmi u lidh në mënyrë romantike me Kanye West në fillim të këtij viti, ku ata shijuan një udhëtim romantik në Paris.
Vajza e tyre, Lea, nuk ishte e pranishme gjatë ecjes së tyre.
Sa i përket lidhjes me Kanye, Irina dhe Kanye e kanë njohur njëri-tjetrin për të paktën një dekadë, pasi fillimisht kanë punuar së bashku kur ajo u shfaq në videoklipin muzikor të këngës së tij “Power” përpara se të dilte në pistën e reperit kur ai debutoi një koleksion vjeshtë/dimër në Javën e Modës në Paris më 2012./UBTNews/