Ylli Harrison Ford pësoi një lëndim në shpatull gjatë xhirimeve të “Indiana Jones 5”, duke e detyruar që të merrte pushim për t’u trajtuar.
Në ndërkohë, regjisori James Mangold do të vazhdojë të xhirojë pa Ford.
“Gjatë provave për një skenë lufte, Harrison Ford pësoi një lëndim duke përfshirë shpatullën e tij”, tha një zëdhënës i Disney në një deklaratë. “Xhirimet do të vazhdojnë ndërsa orari do të konfigurohet sipas nevojës në javët e ardhshme”, thuhet më tej në deklaratë.
Shkalla e lëndimit të Ford është e panjohur, megjithëse nuk është hera e parë që ai lëndohet teksa bën një film.
Në të kaluarën, Harrison pësoi një dëmtim serioz në shpinë në “Indiana Jones and the Temple of Doom” dhe disa lëndime në këmbë “Star Wars: The Force Awakens”.
“Indiana Jones 5” filloi xhirimet në fillim të këtij muaji në Mbretërinë e Bashkuar. Detajet për vazhdim nuk janë njoftuar ende, edhe pse 78-vjeçari është duke e përsëritur rolin e tij ikonik si arkeolog.
Phoebe Waller-Bridge dhe Mads Mikkelsen do të interpretojnë po ashtu në pjesën e fundit.