UBT News

Harris kritikon Pekinin lidhur me Detin Jugor të Kinës

Nënpresidentja e Shteteve të Bashkuara, Kamala Harris tha më 24 gusht se Pekini po përdorë detyrimin dhe frikësimin për të mbështetur pretendimet e tij për Detin Jugor të Kinës.

Administrata e presidentit amerikan, Joe Biden e ka cilësuar rivalitetin me Kinën si “testin më të madh gjeopolitik” të shekullit dhe Azia Juglindore është vizituar në një sërë zyrtarësh të lartë të administratës, përfshirë edhe nga Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lloyd Austin.

“Ne e dimë se Pekini vazhdon të detyrojë, frikësojë dhe të ketë pretendime për shumicën e Detit Jugor të Kinës”, tha Harris gjatë një fjalimi në Singapor.

Kina e pretendon pothuajse të gjithë detin e pasur me burime natyrore dhe ka vendosur poste ushtarake në ishujt artificialë në rajon, ku kalojnë anije transportuese dhe po ashtu ka fusha të gazit, por edhe zona të pasura peshkimi.

Pekini ka injoruar vendimin e vitit 2016 të gjykatës ndërkombëtare që shpalli pretendimin e Kinës për shumicën e territorit të këtij deti, si të pabazuar.

“Këto pretendime të paligjshme janë hedhur poshtë nga Gjykata e Arbitrazhit më 2016 dhe veprimet e Pekinit vazhdojnë të minojnë rendin e bazuar në rregulla që kërcënojnë sovranitetin e shteteve”, tha nënpresidentja Harris.

Marina amerikane vazhdimisht kryen operacione të ashtuquajtura “të lirisë së lundrimit” përgjatë ujërave të kontestuara, operacione të cilat kundërshtohen nga Kina, duke thënë se ato nuk ndihmojnë që të promovohet paqja dhe stabiliteti.

Exit mobile version