Fakulteti i Muzikës Moderne, Prodhimit Digjital dhe Menaxhimit në edicionin e këtij viti të Akademisë Verore, pjesë e Global UBT Fest, është fokusuar në zhvillimin e muzikës në kohën bashkëkohore. Profesorë dhe pjesëmarrës diskutuan për rolin e teknologjisë në prodhimin muzikor, bashkërendimin e zhanreve të muzikës, kontekstin global dhe diversitetin kulturor, si dhe për muzikën si agjent për ndryshim shoqëror dhe tema të tjera të interesit publik.
Profesorë të njohur dhe ekspertë të fushës u angazhuan në sesione të ndryshme për të shqyrtuar përdorimin e teknologjisë në prodhimin e muzikës, duke adresuar përdorimin e pajisjeve të reja teknologjike për krijimin dhe mbajtjen e performancave muzikore. Diskutimet u përqendruan gjithashtu në fusha si shkrirja e zhanreve muzikore dhe përshtatja e tyre në kohën e sotme, si dhe rëndësia e kontekstit global dhe ndikimi i kulturave të ndryshme në zhvillimin e muzikës moderne.
Në sesionet e Akademisë Verore përmendën gjithashtu muzikën si një mjet për ndryshim shoqëror dhe përcaktimin e agjendave të përgjithshme publike. Diskutimet theksuan se për të arritur këto qëllime, është e nevojshme që krijuesit dhe producentët e muzikës të jenë të hapur ndaj inovacionit dhe të gjejnë mënyra për të tejkaluar metodat tradicionale të prodhimit dhe realizimit të muzikës.
Pjesëmarrësit e Akademisë Verore patën mundësinë të zhvillonin aftësitë e tyre nëpërmjet seminareve praktike dhe punëtorive të fokusuara në përdorimin e teknologjisë për krijimin e muzikës së re dhe për shkëmbimin e ideve me profesorët dhe kolegët e tyre. Kjo shkollë verore siguroi një platformë të rëndësishme për të eksploruar dhe promovuar zhvillimet më të fundit në fushën e muzikës moderne dhe prodhimit digjital./UBTNews/