Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Daut Haradinaj u ka bërë thirrje deputetëve ta votojnë projekt-buxhetin për vitin 2021.
“Nëse shkojmë në zgjedhje pa miratimin e buxhetit vendi do të ishte gabim i madh, sepse e dimë që në në javën e tretë të marsit vendi do të shkojë në bankrot. U kisha bërë thirrje deputetëve ta votojmë projekt-buxhetin dhe marrëveshjet financiare ndërkombëtare. Dhe të shkojmë te shtëpia, t’i kthehemi sovranit, sepse edhe ashtu vlerësoj se kjo është legjislatura më e keqe që e ka pasur Kuvendi pas luftës”, deklaroi Haradinaj./UBTNews