Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se e votoi Dimal Bashën për kryeparlamentar meqë vetë Vetëvendosje e konsideroi si emër serioz, por e sheh si sfidë zgjedhjen e nënkryetarëve në vijim.
Ai para gazetarëve tha se ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lënë kështu.
”I pyeta, a e keni seriozisht më thanë po, e votova dhe ju uroj suksese. Ky është realiteti i Kosovës dhe deri në pafundësi s’mund ta lëmë kështu. Ta shohim tash sfidën e radhës me nënkryetarë. Edhe aty e shoh një problem që s’do të kalojë lehtë”, tha Haradinaj.
“Njëherë do jenë nënkryetarët e partive shqiptare, pastaj nënkryetari i komunitetit serb, i cili nuk e di se si do të jetë situata e numrit të votave. Ne i kemi dhënë një shans, dhe duhet me i dhënë mundësi që ai me dëshmu seriozitetin e tij”, vazhdoi ai.