Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur në takim delegacionin e Kuvendit të Shqipërisë, të kryesuar nga shefi i GP të Partisë Socialiste, Taulant Balla.
Mediat janë lejuar të marrin vetëm pamje në fillim të takimit.
Delegacioni i Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, i prirë nga Taulant Balla, mëngjesin e sotëm takoi kryetarin e Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.
Pas takimit me Konjufcën, delegacioni nga Shqipëria është pritur nga kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi me bashkëpunëtorë.
Gjatë ditës, delegacioni i kryesuar nga Balla do të takojë edhe liderë politikë e institucionalë të Kosovës.