Kandidati i AAK-së për Kryetar të Prishtinës, Duat Haradinaj, ka zhvilluar një takim me kryebashkiakun e Tiranës, Erjon Velija.
Haradinaj e ka qujtur vëllazëror takimin teksa ka lavdëruar tansformimin e kryeqytetit shqiptar nga Velija.
“Takim vëllazëror me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, z.Erion Veliaj”.
“Është kënaqësi e veçantë që të shkëmbejmë ide dhe përvoja me Erionin që Tiranën e ka kthyer në kryeqytet konkurrent me vendet e zhvilluara”.
“Bashkëpunimi ynë është në vazhdimësi, dhe jo vetëm në nivel takimesh, por i çdoditshëm dhe praktik për të mirën e kryeqyteteve tona shqiptare”, ka shkruar pas takimit Haradinaj./UBTNEWS