Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mirëpritur dakordimin e partive politike për votimin e Ligjit për Rimëkëmbje Ekonomike.
Kreu i AAK-së theksoi se miratimi i këtij ligji të premten, do të jetë ndihmë për ekonominë në situatën që po kalojmë.
“Izolimi për shkak të gjendjes pandemike ka qenë i tmerrshëm si për bizneset dhe ekonominë, ashtu edhe për të gjithë qytetarët në përgjithësi. Miratimi i këtij ligji të premten, përpos se është lajm i mirë për vendin, do të jetë një ndihmë për ekonominë, e domosdoshme për kohën në të cilën po kalojmë. Kosova me të gjitha kapacitetet, por edhe me ndihmën e aleatëve strategjik, duhet të orientohet drejt rimëkëmbjes. Të bashkuar si popull, por edhe si klasë politike, mund ta tejkalojmë edhe këtë krizë”, shkroi ai në Facebook./UBTNews