Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se biseda e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila me terroristin Radoiçiq, ishte detyrë prej kryeministrit Kurti. Sipas Haradinajt, Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye vete atë bisedë.
Ndërsa, ka treguar se është takuar me zëvendës ndihmës sekretarin e shtetit amerikan, Alexander Kasanof. Me të njëjtin, siç th ai është diskutuar për vështirësitë që ka përpara Kosova, për çfarë shpreson se nga 9 shkurti do të ndodhin ndryshme në vend.
“Kem pas takim me z.Kasanof, së pari kemi shprehur konsideratën tonë për angazhimin e vazhdueshëm të ShBA-ve. Është diskutuar për vështirësitë që ka përpara Kosova, e vërtetë që ShBA- ja e përkrahë Kosovën për kundër vështirësive që i shkakton Qeveria e Kosovës. Është shpresa që do të ndodhin ndryshime nga ne me 9 shkurt”, tha Haradinaj.
Ndërsa, duke folur për bisedën e Kusari-Lilës me terroristin Radoiçiq, ai ka thënë se edhe këtu shihet dyfytyrësia e kryeministrit Kurti.
“Edhe këtu shihet dyfytyrësia e Kurtit sepse Kusari-Lila nuk e ka bërë në krye në vete por detyrë prej Kurtit dhe do të duhej të dilte publikisht të tregojë që po, znj, Kusari-Lila s’ka bërë asgjë në krye vete, por është detyrë e organizatës, e imja, e kujtdo qoftë…Le ti qesin krejt faktet, faji më i madh i Lilës nuk është biseda me të edhe pse është faj, por faji me i madh është qe e ka bërë fshehtë. Ne nuk jemi fshehur më këndo jemi takuar kemi tregu Kosovës”, ka shtuar Haradinaj.