UBT News

Haradinaj drejtuar deputetëve të VV-së: Turp duhet t’iu vije, po i ndani veteranët për 30-40 euro

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ishte i ashpër karshi deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje, por edhe kryetarit të Kuvendit të Kosovës që në Kuvend e kanë sjell votimin për projektligj të pagës minimale në të cilin nuk janë përfshirë veteranët.

Haradinaj u shpreh se duhet t’iu vijë turp deputetëve të LVV-së, por edhe kreut të Kuvendit.

Është turp i madh që njerëz të zgjedhur të popullit sikurse Muja e të tjerë, kanë arritur në këtë shkallë të mashtrimit çfare po e dëgjojmë sot në parlament. Si me ia sjell vetës, sikur me ia sjell këtij populli, sikur me ia sjell këtij parlamenti me diskutuar a është në rregull me i nda veteranët kur e rrisim pagën minimale apo nuk është, është turp për ty Galuk Konjufca, djali i Sherif Konjufcës, është turp për Gani Krasniqin, Fatmir Humollin, Enver Dugollin, e krejt këta tjerët, duhet me iu ardhur marre çka jeni duke bërë a jeni njerëz a çka jeni. Nuk keni me mund me shkua kësaj rruge nuk do ta kaloni këtë ligj nëse doni me bë lojë hiqeni këtë ligj ai Murati ai që e ka pru le ta heq, hiqeni këtë ligj mos luani me këto gjëra, marre duhet me iu ardhur pse e keni pru punën me u bë kjo bisedë për 35 euro apo 40 euro të veteranëve i gjetët me i nda ata me i kry punët tjera”, theksoi ai.

Exit mobile version