UBT News

Hapet Rolling Film Festival

Jeta e komunitetit Rom – përrallë apo realitet?

Edicioni i 6-të i festivalit Rolling Film Festivalit zyrtarisht është hapur dhe do të realizohet nga data 16-20 Prill 2021. Rreth 30 filma të zhanreve të ndryshme, 2 sesione me tregime për fëmijë, punëtori për animacion me të ri, panel diskutimi dhe shumë aktivitete tjera.

Rolling Film Festival është festivali i vetëm në nivel europian, i cili promovon artin dhe kulturën rome nëpërmjet filmave dhe veprave tjera artistike të prodhuar nga komuniteti rom ose që trajtojnë tema rreth këtij komuniteti.

Edicioni i 6-të si tematikë ka “Gojdhënat – Realiteti i ri” nëpërmjet filmave dhe aktiviteteve të ndryshme në kuadër të festivalit, do të trajtohet tema e jetës së komunitetit rom duke adresuar gojdhënat të cilat kanë ndërtuar një realitet të hidhur për komunitetin duke shtresuar paragjykimet, stereotipet ndaj këtij komuniteti. Por në anën tjetër poashtu, do të prezantoj edhe realitetin në të cilin jeton komuniteti i cili për shumë njerëz mund të tingëlloj si përrallë.

Edicioni i këtij viti, do të realizohet në formatin hibrid – online dhe fizikisht, gjithëmonë duke respektuar masat mbrojtëse ndaj virusit COVID-19.


Hapja e festivalit do të realizohet me datë 16 Prill 2021, nga ora 17:30 në Kino Armata ndërsa mbyllja e festivalit do të realizohet me datë 20 Prill 2021, nga ora 16:30 tek Teatri Kombëtar, me 20% të kapacitetit të ulëseve. Pjesa tjetër e audiencës mund ta ndjek festivalin në formatin online nëpërmjet platformes: http://online.rollingfilm.org/ ndërsa aktivitetet tjera nëpërmjet facebook: https://www.facebook.com/rollingfilmfestival


Të gjithë filmat do të kenë përkthim në Gjuhën Shqipe, Angleze dhe Serbe, ndërsa përvec në Kosovë do të mund të shihen nga shtetet tjera si Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria.

“Festivali ynë i mban si vlera të larta luftën kundër antigjipsizëm, vet-përfaqësimit, gjithëpërfshirja, mirëkuptimi ndërsjellë, shprehja aktivizmit dhe aktivizmi politik.” U shpreh Sami Mustafa – Drejtor Artistik I Festivalit. “Edukimi, shëndeti, punësimi, arti dhe kultura ër të gjithë duhet të shtyhen përpara, ndërsa mendësia e shoqërisë në këtë aspekt duhet të ndryshohet. Kjo mund të arrihet nëpërmjet artit, e cila është pika kryesore në nxitjen e debatit dhe interaksionit nëpërmjet shprehjes artistike” përfundoi ai.

Ndryshe, festivali është projekt i OJQ Roma Versitas Kosova dhe Romawood.//UBTNEWS

Exit mobile version