UBT News

Hapet në Prishtinë ekspozita performuese “Në Ikje” mbi përvojat e zhvendosjes gjatë luftës

Më 19 qershor 2026, nga ora 18:00, në Barabar Centre në Hotel Grand Prishtina, hapet ekspozita e gjallë performuese “Në Ikje”, e organizuar nga YIHR-KS.

Ekspozita sjell rrëfime të drejtpërdrejta mbi përvojat e zhvendosjes së detyruar gjatë luftës në Kosovë, duke u fokusuar në historitë e personave që kanë përjetuar largimin nga shtëpitë e tyre, pasigurinë e rrugëtimit dhe jetën në kushte të përkohshme.

Përmes materialeve nga Muzeu Virtual i Refugjatëve, këto rrëfime paraqiten në formë performative, me qëllim afrimin e publikut me përvojat njerëzore të luftës dhe zhvendosjes.

Sipas organizatorëve, ekspozita synon të krijojë një hapësirë reflektimi mbi kujtesën kolektive, duke trajtuar temat e humbjes, qëndrueshmërisë dhe dinjitetit njerëzor në kohë krize.

Ekspozita “Në Ikje” është kuruar nga Çlirimtare Januzaj, ndërsa dizajni i posterit është realizuar nga Aurora Bytyçi.

/A.K/

Exit mobile version