Kisha më e madhe katolike në Gadishullin Arabik hapi dyert e saj në Bahrein këtë të enjte, përcjell UBT News.
E emëruar “Cathedral of Our Lady of Arabia” ka vende për 2,300 persona, e cila do t’i shërbejë komunitetit të vogël katolik të vendit me shumicë myslimane.
“Ne jemi të lumtur për këtë kishë”, i tha agjencisë franceze të lajmeve prifti me bazë në Bahrein, At Charbel Fayad. “Do të jetë për nevojat dhe shëndetin shpirtëror të të gjithë njerëzve”.
70.2% e popullsisë së përgjithshme të Bahreinit janë myslimanë dhe 29.8% janë besimtarë të religjioneve të tjera. Të krishterët janë rreth përbëjnë rreth 10.2% të popullsisë, kryesisht punëtorë nga Azia, India dhe Filipinet.
Mbreti Hamad javën e kaluar e ftoi Papa Françeskun të vizitojë Bahreinin./UBTNews/