Sot në Bibliotekën Universitare të Kosovës do të hapet sesioni i tretë i Konferencës Ndërkombëtare për Administratë Publike – KosovaPAR2025, e organizuar nga Ministria e Punëve të Brendshme.
Konferenca e sivjetme zhvillohet në kuadër të një formati të gjerë me 14 panele diskutimi, 2 sesione kryesore dhe 1 tryezë të rrumbullakët, duke adresuar sfidat dhe mundësitë në administratën publike në raport me zhvillimet teknologjike.
Tema qendrore e këtij viti është “Capacity in Public Administration for or through AI?” në shqip (“Kapaciteti në Administratën Publike përmes apo nëpërmjet Inteligjencës Artificiale?”)
Konferenca synon të ofrojë një platformë ndërdisiplinore për të diskutuar rolin e inteligjencës artificiale në transformimin e administratës publike dhe për të nxitur shkëmbimin e përvojave ndërmjet institucioneve, studiuesve dhe praktikuesve.
Ministria e Punëve të Brendshme ka ftuar përfaqësuesit e mediave të marrin pjesë dhe të mbulojnë këtë ngjarje me rëndësi për reformën dhe modernizimin e administratës publike në Kosovë.
/S.K./EO/