Një hapësirë e re e madhe është hapur në Dubai Mall, me titull “Infinity of Lights”, që do të jetë galeria më e madhe e artit dixhital në vend.
Hapësira prej 2.700 metrash katrorë u krijua përmes një bashkëpunimi midis InfinityArt dhe Culturespaces Digital. Ata përdorin 130 projektorë, 58 altoparlantë dhe 3 mijë imazhe me definicion të lartë.
“Hapësira, me teknologjinë dhe platformat e saj dixhitale, do të kontribuojë në imazhin e Dubait si një qytet i së ardhmes”, sipas revistës “What’s On”.
Veprat e Vincent Van Gogh do të shfaqet së bashku me një projeksion të “Japan Dreamed”, arti japonez dekorativ i projektuar në një sipërfaqe 3 mijë e 300 metra katrorë, përfshirë muret dhe dyshemenë.
Veprat e artit do të shfaqen plotësisht përmes projektorëve të gjatë shtatë metra, në mënyrë që vizitorët të mund të ecin përmes tyre, duke sjellë në jetë ngjyra, tinguj, lëvizje dhe ritëm.
Infinity des Lumières do jetë një eksperiencë kulturore gjithëpërfshirëse, e llojit të vet, e cila përdor teknologjinë digjitale të përparuar për të transformuar mënyrën sesi ne perceptojmë, kuptojmë dhe ndiejmë artin.
Infinity des Lumières ndodhet në kullën ikonike Burj Khalifa, në katin e dytë të Dubai Mall.
Ekspozitat paraqesin versione dixhitale të artit nga mjeshtra të tillë si Van Gogh, Monet, Chagall, Dalí ose arti i Japonisë në shekullin e 19-të, si dhe artistë të tjerë bashkëkohorë.
“Për herë të parë, banorët e këtij rajoni të botës dhe turistët do të kenë mundësinë të bëjnë një udhëtim shumëndijor, duke parë artin të marrë jetë përreth tyre”, tha Luc Archambeaud, kreu i zhvillimit të biznesit në Culturespaces.
(Përktheu dhe përshtati UBTNews)