UBT News

Hapet garë e ashpër në Superligë, Drita e Llapi nuk i ndahen Ballkanit në garën për titull

Në Albi Mall Superligën e Kosovës lufta për titull është rihapur përsëri, me Ballkanin i cili po e gjen veten në një krizë rezultatesh kohëve të fundit dhe formën e mirë të Dritës e Llapit.

Në xhiron e fundit në kuadër të Albi Mall Superligës së Kosovës, kampioni dhe lideri aktual, Ballkani barazoi me rezultat 1-1 në Suharekë ndaj Gjilanit. Kurse Drita mposhti në shtëpi Dukagjinin me rezultat 2-0. E Llapi nuk arriti më shumë se një barazim pa gola ndaj Prishtines në “Zahir Pajaziti”.

Tabela pas xhiros së 22-të duket kështu:

Së fundmi nga mediat është raportuar se pas rezultateve jo të kënaqshme, posti i trajnerit Ilir Daja te suharekasit është në pikëpyetje. Megjithatë nga klubi nuk ka asnjë njoftim zyrtar lidhur me këtë çështje.

Ndërkaq në ndeshjen e radhës therandasit do të jenë mysafir të Dukagjinit në Klinë, ku në dy ndeshjet e fundit të këtij sezoni ndaj Dukagjinit shënuan një fitore dhe një barazim. Në anën tjetër, Drita zhvillon ndeshjen në transfertë ndaj Fushë Kosovës, të cilët po ashtu numërojnë një fitore dhe një barazim në ndeshjet e kaluara ndaj tyre. Kurse Llapi do të jetë mysafir i Feronikelit ’74 ku ne dy ndeshjet e fundit të drejtpërdrejta Llapi ka dy fitore./UBTNews/

Shkroi: Arti Haziraj

Exit mobile version