UBT News

Hapet forumi ekonomik Kosovë-Kroaci, Kurti: Kemi trefishuar eksportet dhe dyfishuar importet

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se Kosova e Kroacia duhet të forcojnë lidhjet e tyre ekonomike.

Sipas tij, eksportet në Kroaci janë trefishuar, ndërkaq importet janë dyfishuar.

Në forumin e parë ekonomik mes Kosovës dhe Kroacisë, Kurti shtoi se Kroacinë e shohin vend aleat për një të ardhme që sjell përfitime reciproke.

Ai theksoi se janë 160 kompani kroate që punojnë në Kosovë.

“Jemi dy vende të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën. Ka ardhur koha që të forcojmë edhe lidhjet tona ekonomike. Ndjehem i sigurt që mund ta bëjmë këtë. Eksportet tona në Kroaci janë trefishuar, e importet në Kosovë janë dyfishuar, 160 kompani kroate janë duke punuar në Kosovë. Këto shifra vetëm sa do të rriten. Sot Kosova paraqet një mundësi të shkëlqyer dhe destinacion serioz. Jemi ndër vendet më të suksesshme të luftimit të krimit dhe korrupsionit. Qeveria jonë ndjek një politikë fiskale qe shikon përpara”, ka thënë Kurti.

Exit mobile version