Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës ka hapur ekspozitën njëditore “Vullkani i Republikës”, për nder të 40-vjetorit të demonstratave të viti 1981, si dhe ekspozitën “70 vjet Arkiv” për shënimin e 70-vjetorit të themelimit të Arkivit të Kosovës.
Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore të Arkivave, Bedri Zyberaj tregoi se dy ekspozitat janë realizuar muajt e fundit.
Në ekspozitën e parë “Vullkani i Republikës” ai tha se qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka bërë përpjekje për të deformuat të vërtetën.
“Sot kemi hapur dy ekspozita të cikat i kemi realizuar muajve të fundit. E para ka të bëjë si koincidencë, se marsi i këtij viti na solli para një akti të rëndësishëm, e para ishte përvjetori i demonstratave të vitit 1981 dhe e dyta që ka të bëjë ekskluzivisht me institucionin tonë, 70 vjetori i Arkivit tonë. Për t’i shënuar të dy këto jubile, ne kemi përgatitur ekspozitën ‘Vullkani i Republikës’ dhe ’70 vjet arkiv’. Në ekspozitën e parë qytetarët mund të shohin pjesë të shtypit të kohës, i cili ka pasur përpjekje për të deformuar të vërtetën”, tha ai.