Në kuadër të festivalit me të madh të dijes, “Global UBT Fest 2026”, Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT ka hapur zyrtarisht punimet e Akademisë Verore me temë qendrore “NEO HABITAT: Rethinking Urban Space, Architecture & Heritage”.
Ky program synon ndërlidhjen e njohurive teorike me praktikat bashkëkohore të arkitekturës, duke krijuar mundësi për zhvillim profesional dhe fuqizim të kompetencave të studentëve.
Ceremonia e hapjes u udhëhoq nga udhëheqësi i kësaj akademie, Prof. Kujtim Elezi, ndërsa me fjalë rasti pjesëmarrësve iu drejtuan edhe Dekani i Fakultetit, Prof. Binak Beqaj.
Në kuadër të aktiviteteve të ditës së sotme, Prof. Besa Jagxhiu mbajti një ligjëratë mbi trashëgiminë urbane dhe arkitektonike, duke trajtuar transformimin e saj në qytetin bashkëkohor. Po ashtu, Dr. Aurora Saidi ligjëroi mbi mekanizmat perceptualë që ndërmjetësojnë përvojat urbane gjatë ndërveprimit të banorëve me ambientin e ndërtuar. Një kontribut të veçantë në ditën e parë dha edhe Prof. Nuran Saliu me ligjëratën e tij mbi dizajnin parametrik dhe optimizimin në Grasshopper, duke sjellë trendet më të reja nga gjeometria tek inteligjenca arkitektonike.

Në ditët në vazhdim, Akademia Verore do të zhvendosë fokusin tek puna praktike. Nga data 7 deri më 10 korrik, studentët do të angazhohen në punëtori (workshops) intensive 5-ditore të ndara në tri module: Trashëgimi Arkitektonike dhe Restaurim, Planifikim dhe Dizajn Urban, si dhe Arkitekturë dhe Efiçiencë. Ky edicion do të përmbyllor më 13 korrik me prezantimin e projekteve finale të realizuara nga vetë studentët.
/E.A/
