Barcelona ka bërë një lëvizje të rëndësishme në stafin e saj, duke prezantuar një trajner të ri për skuadrën. Pas ndarjes nga trajneri Xavi Hernandez, presidenti Joan Laporta ka gjetur menjëherë pasuesin e tij në Hansi Flick, trajnerin gjerman i cili tashmë është zyrtarisht trajner i ri i klubit katalanas, raporton gazetari sportiv italian Fabrizio Romano.
Nënshkrimi i kontratës u bë pas një takimi të Bordit të klubit me Flick dhe menaxherin e tij, Pini Zahavi. Trajneri gjerman ka mbërritur në Kataluni mbrëmë, duke filluar procesin e njohjes me klubin dhe ambientin e ri, ndërsa sot pritet të bëhet zyrtarizimi i tij. Edhe pse detajet e plotë të marrëveshjes ende nuk janë bërë të ditura, pritet që informacione të tjera të dalin në orët në vazhdim, duke rritur interesin dhe emocionin për këtë kapitull të ri në historinë e Barcelonës./UBTNews/