UBT News

Hansi Flick thyen rekordin e Guardiolës, historinë e Ligës së Kampionëve e shkruan me Barcelonën

Trajneri i Barcelonës, Hansi Flick, ka hyrë në historinë e Ligës së Kampionëve duke vendosur një rekord të ri në këtë kompeticion prestigjioz.

Strategu gjerman është bërë trajneri që ka arritur më së shpejti kuotën e 150 golave të shënuar nga skuadrat e tij në Ligën e Kampionëve, duke pasur nevojë për vetëm 49 ndeshje.

Me këtë arritje, Flick ka lënë pas Pep Guardiolën, i cili deri më tani mbante rekordin. Trajnerit spanjoll i ishin nevojitur 65 ndeshje për të arritur shifrën e 150 golave me skuadrat që ka drejtuar në këtë garë.

Kështu, trajneri i Barcelonës e ka përmirësuar rekordin e Guardiolës me plot 16 ndeshje më pak, duke dëshmuar edhe një herë filozofinë e tij sulmuese dhe efikasitetin e jashtëzakonshëm të skuadrave të drejtuara prej tij.

Rekordi i ri u kompletua pas fitores bindëse të Barcelonës me rezultat 4-1 në udhëtim ndaj Sabahut, ku katalunasit vazhduan formën e mirë në garën më prestigjioze evropiane për klube.

Me këtë arritje, Flick konfirmon edhe një herë statusin e tij si njëri prej trajnerëve më efektivë në futbollin evropian, ndërsa Barcelona vazhdon të tregojë potencial të madh ofensiv nën drejtimin e tij.

D.L

Exit mobile version