UBT News

Hamilton i Formula 1 rezulton pozitiv me COVID-19

Lewis Hamilton, kampioni i Formula 1, ka rezultuar pozitiv në testin e bërë për coronavirus, që i pamundëson atij pjesëmarrjen në garën e Formulas në Sakhir të Bahrejnit.

Britaniku kishte pasur tri teste negative në javën e kaluar, mirëpo sipas asaj që raportohet nga mediume të ndryshme, ai të hënën kishte pasur simptoma të lehtA, teksa të njëjtën ditë, kampioni 35 vjeçar ka marr lajmin se një person që kishte pasur kontakt me të, ka rezultuar pozitiv.

Hamilton është një nga tre pilotët e infektuar me coronavirus këtë vit, gjersa në vend të tij, në garën që do të zhvillohet në Sakhir të Bahrejnit, do të jenë njëri nga pilotët rezervë, Stoffel Vandoorne apo Esteban Gutierrez./UBTNews

Exit mobile version