UBT News

Hamilton do të largohet nga Mercedes

Ylli i Formula 1, Lewis Hamilton do të largohet nga Mercedes në fillim të sezonit të ardhshëm dhe do t’i bashkohet Ferrarit nga viti 2025.

“Kalova 11 vite të mrekullueshme me këtë ekip dhe jam krenar për atë që kemi arritur bashkë”, deklaroi 39-vjeçari.

“Mercedes ka qenë pjesë e jetës time që nga mosha 13-vjeçare. Është vendi ku u rrita, prandaj ky ishte vendimi më i vështirë që kam marrë në jetë. Por është koha e duhur për mua që ta ndërmarrë këtë hap dhe jam i lumtur për sfidën e re”, deklaroi ai tutje.

Ferrari konfirmoi në platformën “X” se ai do t’i bashkohet me një kontratë shumëvjeçare në vitin 2025./UBTNews/

Exit mobile version