Hamasi ka dënuar miratimin e Izraelit për ndërtimin e njësive të reja të vendbanimeve në Bregun Perëndimor të pushtuar dhe Jerusalemin Lindor. Të gjitha vendbanimet izraelite janë të paligjshme sipas ligjit ndërkombëtar dhe përbëjnë një krim lufte.
“Aprovimi i okupimit izraelit të një plani kolonial vendbanimi që do të kërkojë vjedhjen e tokës palestineze në Beit Safafa është një tjetër krim që duhet t’i shtohet rekordit të gjatë kriminal kundër Jerusalemit dhe popullit të tij”, tha zëdhënësi i Hamasit, Mohammad Hamada. “Plane të tilla të paligjshme synojnë të judaizojnë Jerusalemin dhe të zhvendosin banorët e tij”.
Zëdhënësi Hamada theksoi se pushtimi izraelit po përfiton nga “heshtja ndërkombëtare dhe mbështetja e SHBA-së” për të zbatuar planet e saj rreth vendbanimeve, në “mospërfillje” totale të faktit se po shkel ligjin ndërkombëtar.
Ai përfundoi se populli palestinez do të rezistojë “me të gjitha mjetet e mundshme”, duke thënë se “rezistenca kundër një pushtimi ushtarak është plotësisht legjitim dhe në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”./UBTNews/